Zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar ka nisur vizitën e tij zyrtare në Tiranë, shkruan Gazeta Botapress.
I shoqëruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, ai ka nisur takimin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Esobar do të zhvillojë takim edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, teksa është njoftuar se nuk do të ketë takim me Presidentin Ilir Meta. /Botapress.info/