Ish-banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania 4, G-Bani, ka befasuar ndjekësit me një qëndrim publik të qartë dhe emocional, duke shpërndarë një mesazh ku tregon se është duke votuar masivisht për finalistin Gjestin.
Në një postim të ndarë në Instagram, G-Bani jo vetëm që zbulon votën e tij, por e shoqëron me një tekst që rrëfen shumë më tepër sesa thjesht një preferencë televizive:
“Tash që e dogja finalen në shenjë proteste për ruzaren e hedhur në pishinë, besoj kam të drejtë të votoj për cilin ma don shpirti.”
Por pjesa më e ndjeshme dhe më e komentuara e deklaratës është padyshim dedikimi i tij personal, që shkon thellë përtej lojës:
“Gjestit të falemnderit për urimin që bane për babin tim dhe më fal për sa herë t’kam ra në qafë me të pa drejtë!”
Këtë moment reflektimi, G-Bani e shoqëron me një pranim të ndershëm të dëshirës së tij fillestare për të fituar vetë:
“Kisha dash me fitu vet’, ama nga ata që kanë ngel aty, më dukesh ma i miri për çmimin e parë.”
Dhe për ta përmbyllur, ai nuk le vend për dilema apo spekulime: “Për hajr edhe hajde ma gjall!” – një urim që vjen nga zemra dhe që e bën të qartë se për G-Banin, fituesi moral dhe real i këtij edicioni është Gjesti.




Të tjera
Lajme
E trishtë: Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në SHBA
Një aksident tragjik ndodhi më 11
Aktuale
Ish-ambasadori holandez: Nëse ka proces të drejtë, ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm
Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch, ka zhvilluar
Aktuale
Policia kërkon ndihmë për kapjen e një qytetari, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën