Meikayla Moore arriti rekordin e padëshiruar teksa luante me skuadrën kombëtare të Zelands së Re.
Një futbolliste e skuadrës së Liverpool dhe e kombëtares së femrave të Zelandës së Re ka shënuar tre-golëshin e përkryer në fundjavë, por në portën e gabuar duke marrë një ‘rrebesh’ talljesh nga tifozët.
Makthi i Meikayla Moore nisi në ndeshjen miqësore me kombëtaren e SHBA të dielën në Los Angeles kur dërgoi kundërshtarët në avantazh 1-0 pasi mundi portieren e skuadrës së saj nga një goditje e pafat të krosimit amerikan.
Vetëm një minutë më vonë teksa tentonte të spastronte topin më kokë ajo dyfishon avantazhin e SHBA duke shënuar në portën e saj.
Nëntë minuta para mbylljes së pjesës së parë Moore “kompletoi” tre-golështin e saj të tmerrshëm duke shënuar në portën e saj nga një krosim, duke bërë që trajneri Jitka Klimkova ta zëvendësointe në pushim të ndeshjes.
Talljet online për Moore ishin brutale: “Nuk dihet çfarë do të kishte bërë po të kishte qëndruar 90 minuta”, shkruante një prej përdoruesve.
“Duhet të jetë stërvitur nga CIA sesi të sabotojë ndeshjet…,” shkruante një tjetër./Demokracia.com/