Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në Fushë Kosovë, janë raportuar dy raste të vjedhjeve.
Njëri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, më saktësisht në ora 04:12, ku një person ka raportuar persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë lokalit të tij dhe nga aty kanë vjedhur arkën në të cilën kishte para ë gatshme.
Tjetri rast ka ndodhur në një zyrë të ankesave, ku persona të panjohur kanë hapur me forcën derën e zyrës së ankesave dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme.