Fushë Kosova sonte mbetet pa ujë.Kjo si pasojë e turbullirave të shkaktuara në kanalin e Ibër Lepencit. Kështu njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Sipas një njoftimi reduktimet nisin sonte nga ora 22:30.Nga reduktimet mund të preken edhe disa zona të Prishtinës.
“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se si shkak i turbullirës së ujit në kanalin e Ibër Lepencit , vepra jonë e marrjes ka rënë nga sistemi Impianti i Trajtimit të Ujit Shkabaj, andaj detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës duke filluar sonte nga ora 22:30. Por , si pasojë e kësaj turbullire mund të afektohen edhe disa zona të kryeqytetit”./Botapress.info/