Ambasador e Gjermanisë në Kosovës ka dënuar fushatën linçuar të përkrahësit të VV-së, Mentor Llugaliu, kundër juristes së medias Flutura Kusarit.
Përmes një reagimi, ambasada gjermane ka shprehur solidaritet të plotë me Flutura Kusarin.
Sipas kësaj ambasade, nuk ka liri të shtypit aty ku zërat medialë ngacmohen e frikësohen.
“Nuk ka liri shtypi aty ku zërat medialë ngacmohen e frikësohen. Shprehim solidaritet të plotë me Flutura Kusarin, puna e palodhshme e së cilës në mbrojtje të lirisë së medias nuk duhet të përballet kurrë me abuzim mizogjen dhe frikësim. Ajo që ka përjetuar nuk është vetëm një sulm personal — është një kërcënim ndaj vlerave demokratike, dinjitetit njerëzor dhe të drejtës për të thënë të vërtetën përballë pushtetit”, është thënë në reagimin e ambasadës, duke shtuar se gazetarët nuk duhet të kenë frikë në punën e tyre.
“Asnjë gazetar apo aktivist mediatik nuk duhet të ketë frikë për sigurinë e tij/saj për shkak të punës që bën. Liria e shprehjes duhet të mbrohet — ashtu si edhe ata që e mbrojnë atë. Është koha që të gjithë — institucionet, shoqëria civile dhe individët — të ngremë zërin dhe të marrim një qëndrim të qartë: Zero tolerancë për ngacmimet online. Zero tolerancë për heshtjen me dhunë”, është thënë në reagim.



Të tjera
Lajme
Punëtorët e RTK-së rrezikojnë sërish të mbesin pa paga
Sindikata e Pavarur e RTK-së dhe
Aktuale
Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë, ASK: Çmimet u ngritën me 4.3% brenda një viti
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka
Lajme
Aksident i rëndë në Belgjikë, treni përplaset me autobusin e shkollës – disa të vdekur
Disa persona vdiqën pas një përplasje