Tyson Fury vazhdon të bëjë bujë në internet në prag të një meçi të mundshme kundër Oleksandr Usyk për të unifikuar titujt dhe mundësinë për t’u quajtur kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda të botës.
Kampioni britanik i peshave të rënda tani madje ka thënë se ai do të ishte në gjendje të mposhtte Usykun me vetëm një javë stërvitje, për shkak se ai ishte shumë më i vogël se ai, shkruan Periskopi.
Të shtunën e kaluar, Usyk arriti të ruante titujt e botës në WBO, WBA, IBF, IBO pasi mposhti Anthony Joshua-n në një revansh të shumëpritur prej 12 raundesh që u zhvillua në Arabinë Saudite.
Usyk ia kishte marrë titujt Joshua-s gati një vit më parë, me vendim unanim.
Tyson Fury mendon se Oleksandr Usyk është një peshë e mesme.
Usyk është padyshim luftëtari më i vogël, por Tyson Fury e çoi më tej dhe tha se ukrainasi nuk është gjë tjetër veçse një luftëtar i peshave të mesme që u ngjit në kategorinë e peshave të rënda.
“Ai po boksonte me 75 kilogramë si amator. 75 kilogramë!? Kjo është arsyeja pse unë e quaj atë një peshë të mesme. Unë kurrë nuk kam thënë se nuk do të jetë punë e lehtë. E gjithë kjo ‘legjendë kile për kile ‘ marrëzi, nuk e vlerësoj atë”, tha Fury.
“Më lejoni t’ju them, unë mund ta mposht Usykun me vetëm një javë stërvitje, sepse ai është një peshë e mesme, Unë do të vendos grushtin tim drejt tij… Është një luftë e lehtë”, deklaroi britaniku për ‘Talk Sport’.