Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses një operacion të kërkim-shpëtimit në afërsi të Liqenit të Jezhnicës, në komunën e Shtërpcës.
Sipas njoftimit, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është angazhuar togu i Kërkim-Shpëtimit Malor i Gardës Kombëtare të FSK-së, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale.
Operacioni kishte për qëllim tërheqjen e trupit të pajetë të një personi, dhe sipas FSK-së, misioni sfidues është kryer me sukses.
“Trupi i pajetë është tërhequr dhe dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.



Të tjera
Lajme Opinione
Dritan Hila: Si po eksporton Albin Kurti revolucionin në Shqipëri
Albin Kurti është modeli i
Lajme
Gucati: Aktakuza për masakrën në familjen Jashari hap i rëndësishëm
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të
Lajme
Vazhdojnë kërkimet për 5-vjeçarin kosovar të zhdukur në një lumë në Zvicër
Autoritetet zvicerane po vazhdojnë përpjekjet intensive