Forca e Sigurisë së Kosovës me ekipet e saj të Kërkim Shpëtimit në ujëra, pas situatës së rënduar të përmbytjeve në vendin tonë, ka ngritur gatishmërinë operacionale.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se FSK-ja ka marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të jetëve të qytetarëve në zonat e prekura Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është përgatitur dhe gatshme që të mbështes autoritetet civile në përballje me situatën e krijuar nga vërshimet e ditëve të fundit” thuhet në njoftim.
IHMK-ja, paralajmëroi se në ditët në vijim do të këtë situatë të vështirësuar hidrometrologjike.
Sipas meteorologëve reshjet e shiut pritet të pushojnë tek në orët e pasdites.
Disa komuna, përfshirë Mitrovicën, Skenderajn dhe Klinën kanë vendosur që të premten të mos zhvillohet mësimi në shkollat fillore dhe të mesme për shkak të gjendjes së rënduar, të krijuar si pasojë e vërshimeve.