Forca e Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë bërë një shpërthim të kontrolluar të një bombë me peshë prej 907kg, shkruan Gazeta Botapress.
Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdarë dhe për këtë edhe është ndërprerë përkohësisht qarkullimi i njerëzve dhe mallrave në pikën doganore të Merdarës.
“FSK eliminon një rrezik të madh, nga bomba 907 kilogramëshe
Ekipi i EOD-së së Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashkë me ekipet e EOD-së së KFOR-it eliminojnë rrezikun nga një bombë Mk 84 me peshë 907 kg
Kjo bombë është larguar nga tuneli i hekurudhës në Merdare ku është duke u pastruar nga organizata humanitare e deminimit NPA”, thuhet në llogarinë e tyre në Facebook. / Botapress/