Kandidati më i votuar i LDK-së në Komunën e Gjakovës është Nexhdet Morina i cili vjen nga Rogova e Hasit poshtu ku LDK-ja fitoi bindshëm me 751 vota për Kryetar te Komunës së Gjakovës ku vendi i dytë i kishte rreth 300 vota.
Poashtu LDK-ja e Gjakovës ka korrur fitore vetëm në Rogovë, andaj po del që kjo nëndegë të jetë shumë e fortë dhe ku dihet historikisht që Rogova është bastion i LDK-së, këshilltari i ardhshëm i kuvendit komunal të Gjakovës, zt. Nexhdet Morina është shprehur që do të jetë zëri i Rogovës në kuvendin e komunës dhe do të fillojë menjëherë angazhimin për Rogovën pa humbur kohë.