Ushtarët gjermanë kanë mbërritur në qytetin port detar lituanez Klaipeda, si pjesë e planit të NATO-s për të forcuar krahun e saj lindor, shkruan Euronews.
Gjermania do të drejtojë një brigadë luftarake prej 3,000 deri në 5,000 ushtarë për Lituaninë.
“Angazhimi i NATO-s ka qenë i shpejtë. Ne i kemi kushtuar mjaft përpjekje sigurimit në krahun lindor”, tha gjeneral brigade Christian Nawrat, komandant i Brigadës së 41-të të Tankeve të Divizionit të Parë Tank Gjerman.
Grupi luftarak i batalionit të forcave të përparme të NATO-s i vendosur në Lituani udhëhiqet nga Gjermania, përpjekjet e së cilës do të vazhdojnë për të rritur forcat./Botapress.info/