Presidenti i Francës, Emmanuel Macron njoftoi sot se do të dërgojë aeroplanë luftarakë Mirage në Ukrainë, si dhe se ushtria franceze do të trajnojë pilotët ukrainas.
“Nesër do të nisim një bashkëpunim të ri dhe do të njoftojmë transferimin e aeroplanëve luftarakë Mirage 2000-5 në Ukrainë të prodhuar nga prodhuesi francez Dassault dhe do të trajnojmë pilotët e tyre ukrainas në Francë”, tha Macron për French TV.
Presidenti francez tha se Franca do të pajisë dhe trajnojë një brigadë të tërë prej 4500 ushtarësh ukrainas, në mënyrë që ata të mund të mbrohen kur të kthehen në Ukrainë.
I pari i shtetit francez përsëriti se ukrainasve duhet tu lejohet të përdorin armët e ofruara nga aleatët e saj perëndimorë për të shënjestruar objektivat ushtarake ruse dhe për të “neutralizuar pikat nga ku po sulmohet vendi”.
Ndryshe, Macron do ta takojë të premten (sot) presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn në Pallatin Elysee në Paris.



Të tjera
Lajme
Irani godet portin kryesor të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait
Porti më i madh dhe qendra
Aktuale
Trump: SHBA po godet Iranin me gjithë fuqinë! Nuk e dimë nëse Mojtaba Khamenei është gjallë
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të
Aktuale
Ligji për Automjetet dhe të Huajt, policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen
Ka nisur zbatimi i plotë i