Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ne Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së, do te debatoje me moton “Gra të fuqizuara, Shtet i fuqishëm” e cila do të mbahet sot (e mërkurë), më datë 14 shtator me fillim nga ora 18.00, në objektin e ish-ASK-së (afër Newborn) në Prishtinë.
Kjo ngjarje është e organizuar në dy sesione:
Sesioni i parë, “Diskutim mbi fuqizimin e gruas, avancimin e të drejtave të grave, si dhe drejtësia në trajtimin e barabartë të grave”, është i hapur për media dhe fillon në ora 18.00.
Folësit e sesionit të parë janë:
– Kryetari i LDK-së z. Lumir Abdixhiku
– Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Dr. Jehona Lushaku Sadriu
– Znj. Doarsa Kica Xhelili, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës
– Znj. Hykmete Bajrami, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtare e Kryesisë
– Znj. Vlora Dumoshi, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe anëtare e Kryesisë.
Sesioni i dytë, “Zgjedhja e organeve të Forumit të Gruas së LDK-së”, fillon në ora 18.45. Në mes të sesioneve, përfaqësuesit e mediave kanë mundësinë që të marrin deklarata nga Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Dr. Jehona Lushaku Sadriu.
Ju mirëpresim,
Forumi i Gruas
Lidhja Demokratike e Kosovës