Garë e rreptë po zhvillohet në Podujevë. Qytetarët të dielën do të votojnë për kryetarin e ri, Shpejtim Bulliqin e Vetëvendosjes, apo Ekrem Hysenin e LDK-së.
Se dilema është e madhe dhe se garë është goxha e barabartë, tregon edhe ky fakt mes dy fqinjëve.
Njëri ka vendosur banerin mbështetës për Bulliqin, e tjetri atë të Ekrem Hysenit të LDK-së. Se cila shtëpi ka festë të dielën në mbrëmje, mbete të shihet