Babai i cili u fotografua duke mbajtur dorën e vajzës së tij 15-vjeçare nën rrënojat e tërmetit në Kahramanmaras, tha se ajo vdiq në momentet e para pas tërmetit.
Në deklaratën e dhënë për CNN Turk, Mesut Hancer tha se humbi edhe anëtarët e tjerë të familjes në tërmet, duke përfshirë nënën e tij, dy vëllezërit më të mëdhenj dhe një kunatë.
Ndërtesa gjysmë e shkatërruar zë poshtë ekipet e kërkim-shpëtimit në Turqi
Hancer tha se arriti të shkonte te vajza e tij tre ditë pasi kishte rënë tërmeti. Ajo kishte qenë për vizitë te gjyshja e saj, në Kahramanmaras.
“Unë u nisa atje sapo e mora vesh për tërmetin. U përpoqa vetëm, me duart e mia, që të nxirrja vajzën time, por fatkeqësisht nuk munda”, tha Hancer.
Ai shtoi se një pjesë e trupit të vajzës kishte qenë jashtë rrënojave, por pjesa tjetër ishte bllokuar nën to.
Hancer tha gjithashtu për CNN Turk se aktualisht është pa shtëpi për shkak të dëmtimit që ka ndodhur në shtëpinë e tij./Botapress.info/