Afërdita Demaku, është njëra nga këngëtaret më të pëlqyera nga të gjitha moshat. Ajo, ka kohë që është pjesë e skenës muzikore, ku ka sjellë gjithmonë projekte të reja të cilat janë dëgjuar shumë nga adhuruesit e saj.
Tani, duket se ajo e ka më të lehtë ta ushtrojë këtë profesion pasi në krah dhe në këtë udhëtim të saj i është bashkuar edhe bija e saj.
Duke qenë se gjithmonë është pjesë e ekranit, Afërdita gjithmonë është kujdesur që të duket elegante dhe e kuruar në imazhin e saj.
E se fundmi po qarkullon një foto e këngëtares në ditën kur ishte martuar. E veshur me vello dhe e grimosur rëndë, këngëtarja po duket person krejt tjetër.