Një veturë është parë gjatë ditës në qytetin e Pejës duke bërë xhiro, që është hiç më pak se një veturë e shtetit.
Ajo që bie në sy është mbulimi që zyrtari është munduar ti bëjë makinës për të mos u vërejtur targa zyrtare.
Ai ka përdorur një gjethe të pishës por si duket ka dështuar, pasi qartë indentifikohet tabela 3Z.
Gjithashtu vlen të ceket sipas informacioneve të Periskopit, shoferi i veturës këto lëvizje i bënte bashkë me familjen e tij.