Aeroporti Antonov, në veri të Kievit, është goditur nga forcat ruse, sipas autoriteteve të kryeqytetit, shkruan BBC.
Antonov, i njohur gjithashtu si Hostomel, është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.
Videot në mediat sociale tregojnë tymin që ka mbuluar të gjithë aeroportin.
Gjatë ditës së djeshme është bombarduar edhe një aeroport tjetër në Ukrainë ku kanë vdekur 35 persona.
Në anën tjetër, sot pritet që të zhvillohet raundi tjetër i bisedimeve Ukrainë – Rusi, derisa forcat e diktatorit Putin po zgjerohen në ofensivën e tyre për pushtimin e Ukrainës.