Barcelona ka vazhduar me fitore dhe ndeshje spektakolare në La Liga, teksa ka marrë të nëntën këtë edicion.
Katalunasit kanë triumfuar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Sevillas, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalojnë këtë edicion.
Hansi Flick ka folur për këtë triumf, duke thënë se janë në një moment shumë të mirë, por që duhet të përmiësohen gjërat.
“Ishte e rëndësishme të ktheheshim me fitore pas pushimit. E nisëm mirë një javë shumë të komplikuar, por jemi në një moment shumë të mirë. Megjithatë, ne duhet të vazhdojmë t’i përmirësojmë gjërat”, tha Flick.
Trajneri gjerman tha se futbollistët nuk duhet të vetëkënaqen, ku pas 3-0 disi u ndalën.
“Mendoj se luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë. Kemi shkuar pak nga pak dhe kemi gjetur hapësirat pak nga pak. Pas shënimit të tre golave ndiheshim më mirë, por duhet të vazhdojmë dhe të mos ngelesh pas, sepse në të kundërtën i jep mundësi rivalit”, tha Flick.
Krejt në fund trajneri gjerman përmendi gjëjën e vetme që nuk i pëlqeu në këtë sfidë.
“Nuk më pëlqen goli që pranuam. Duhet ta analizojmë. Ne duam të ushtrojmë presion mbi lojtarin që ka topin, në këtë mënyrë ne mund të parandalojmë gola si ai që pësuam”, tha Flick.



Të tjera
Aktuale
Cakolli shfaq një grafikë të ulëseve të fituara nga partitë me rezultatin aktual
Eugen Cakolli nga KDI ka treguar
Lajme
Deda pas zgjedhjeve: Balancohet skena politike, espresso 70% është veç për qytetarët
Ilir Deda, ka reaguar lidhur me
Lajme
Blushi: Kurti kishte Qeverinë donte edhe Presidentin, i humbi të dyja
Shkrimtari Ben Blushi, ka reaguar pasi