Kandidat për kryetar të Junikut nga LDK, është Ruzhdi Shehu.Ai ka folur rreth kandidaturës së tij për kryetar të kësaj komune.
Ai ka deklaruar se në këto zgjedhje LDK do të shënojë fitore bindëse, ndërsa tregoi disa nga projektet që do t’i ketë prioritet. I pyetur se si do t’i realizojë projektet dhe nevojat e qytetarëve, Shehu ka potencuar se potenciali dhe fuqia punëtore, janë më të mëdha se në vendet tjera.
Tutje theksoi se bazuar në potencialet dhe resurset e shumta që ka Juniku do të krijohet një ambient i favorshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të bazuar në agrokulturë dhe turizëm.
Ndërsa, lidhur me LDK-në e qeverisur nga Lumir Abdixhiku, Shehu u shpreh se, udhëheqja në LDK reflekton të gjitha ndryshimet që ishte e nevojshme të bëhen. Sipas tij, ajo me të cilët sot dallohet LDK, motivi dhe vullneti për ndryshim, si dhe përkushtimi i madh për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve në shumicën e komunave të Kosovës.
Shehu gjithashtu ka folur edhe për situatën pandemike në Junik, ai ka deklaruar se ritmi i procesit të vaksinimit është i ngadalshëm, ndërsa, në rast se del fitues, Shehu, tha se fillimisht do të sigurojë që shërbimet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare do të bëhen njëzet e katër orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, do të mbulojnë shpenzimet e shërimit për të infektuarit me virus.
Intervista e plotë:
Çfarë prisni nga zgjedhjet e 17 tetorit, a mendoni se do të dilni fitues?
Cilat projekte i keni prioritet për t`i realizuar sapo ta merrni mandatin?
Ruzhdi Shehu: Jemi duke kaluar në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë Covid-19. Prandaj, për qeverisjen tonë prioriteti i parë do të jetë mbrojtja e jetës dhe shëndetit të qytetarëve të Junikut. Përtej kësaj, padyshim që në fokus janë rritja e vendeve të punës, disa projekte konkrete dhe subvencione në agro-turizëm dhe për fermerët, përkrahja e të rinjve dhe studentëve e profileve deficitare në Junik, investimet në shëndetësi, arsim, kulturë dhe sport si dhe përkrahja e bizneseve private, të cilat janë dëmtuar shumë jo vetëm në kohë të pandemisë, por gjatë këtyre viteve në Junik.
Pse qytetarët duhet të ju votojnë juve për kryetar të Junikut?
Si do t’i adresoni dhe realizoni projektet dhe nevojat e qytetarëve?
Ruzhdi Shehu: Juniku në njërën anë është vatër e kulturës dhe historisë, ndërsa në anën tjetër ofron bukuritë natyrore më piktoreske në të gjithë rajonin. Megjithatë, rinia e shëndoshë në Junik është ajo me të cilën ne dallohemi dhe krenohemi veçanërisht. Pra, potenciali në Junik dhe fuqia punëtore janë më të mëdha se në çdo vend tjetër.
Si është qeverisur me Junikun deri tani?
Ruzhdi Shehu: Nuk është bërë
Sa është i pasur programi juaj qeverisës?
Ruzhdi Shehu: Programi i LDK-së në Junik 2022-2025 është hartuar nga profesionistët më të shquar të fushave përkatëse. Rrjedhimisht janë arritur të identifikohen dhe adresohen të gjitha nevojat e qytetarëve të Junikut. Programi ynë qeverisës është manifestim i projekteve konkrete të cilat do të adresojnë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Junikut në fushën e ekonomisë, pastaj arsimit, shëndetësisë, turizmit, bujqësisë, blegtorisë si dhe skemave të ndryshme sociale të cilat përfshijnë jo vetëm rininë dhe diasporën por edhe të moshuarit dhe familjet e dëshmorëve, veteranëve, heronjve dhe invalidëve të luftës. Padyshim që fokusi kryesor është në
Jeni anëtar i hershëm i LDK-së, a mund të na thoni se si e vlerësoni udhëheqjen e re të partisë, mendoni se do të sjellin ndryshime?
Ruzhdi Shehu: Konsideroj se udhëheqja në LDK reflekton të gjitha ndryshimet që kanë qenë të nevojshme të bëhen në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo me të cilët sot dallohet LDK është uniteti i brendshëm, motivi dhe vullneti i jashtëzakonshëm për ndryshim si dhe përkushtimi i madh për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve për ndryshim jo vetëm në komunën e Junikut por në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës.
Si është gjendja me Covid-19 në komunën tuaj?
Ruzhdi Shehu: Natyrisht se pandemia Covid-19 ka prekur edhe Komunën e Junikut. Numri i të prekurve është mjaft i lartë, ndërsa ritmi i procesit të vaksinimit është relativisht i ngadalshëm.
Në rast se dilni fitues, çfarë do të bëni si komunë që ta menaxhoni situatën me Covid19?
Ruzhdi Shehu: Roli i komunës në menaxhimin e pandemisë Covid-19 është mjaft i madh. Fillimisht do të sigurojmë që shërbimet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Junik do të bëhen njëzet e katër (24) orë në ditë dhe shtatë (7) ditë në javë. Tutje do të implementojnë një skemë sociale të posaçme për të mbuluar shpenzimet e shërimit për të infektuarit me virus si dhe për familjarët e viktimave nga Covid-19. Më pas do të sigurojmë që zbatimi i masave dhe rekomandimeve të institucioneve kompetente të implementohen plotësisht në Komunën e Junikut. Me këtë rast komuna do të subvencionoj maska, dezinfektues, doreza, teste falas si dhe pajisje tjera të cilat ende janë mungesë në komunën e Junikut. Përndryshe në fokus është edhe mbrojtja e ambientit, që është një prioritet i qeverisjes tonë edhe përtej menaxhimit të pandemisë Covid-19.