Ka një javë që Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi. Këngëtarja u shpall e pafajshme nga dy veprat për të cilat akuzohej.
Tani, përmes një fotografie të publikuar, Morina ka falenderuar shtetin si dhe avokatin e saj, Fanol Krasniqi.
“Falemnderit shteti im! Falemnderit avokat”, ka shkruar Fjolla.
Dy ditët e fundit Fjolla ka qenë mjaft e përfolur në medie, pasi dyshohet se këngëtarja i ka dhënë fund martesës me Fisnik Sylën.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/September/28/auto_243124511_226774126174937_5412911528757787339_n1632851049.jpg)
E gjithë kjo erdhi pasi ky i fundit i fshiu të gjitha fotografitë me të në rrjete sociale, e të njëjtën gjë ka bërë edhe Fjolla, teksa dyshja nuk ndjekin as njëri-tjetrin në Instagram.