Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ditë më parë ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina.
Ajo u dënua më 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me gjashtë vjet burgim për ‘trafik të armëve dhe municionit’.
Artistja, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në arrest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri.
Përkundër kësaj, ajo po vazhdon të mos bëjë asnjë reagim dhe të shijojë jetën pavarësisht raportimeve.