Deputeti i LDK-së, Paris Guri e mori fjalën pasi kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i kërkoi kësaj partie propozimin e një anëtari për komisionin për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentari.
Guri, pasi shkoi në foltore, iu tha deputetëve të LVV-së të qetësohen, ndërsa ata po i reagonin nga ulëset e tyre.
“A jeni mirë? Çka keni? Qetësohuni! Mos bërtitni si fëmija se i keni do vjet. Qetësohuni. Dimal, qetë…”.
“Fitore çka po keshë ti? A i ke kthy 200 mijë euro? Mos kesh Fitore se marre”, tha Guri.
Kryesuesi i ndërhyu, por Guri vazhdoi sërish: “Oj Fitore, mos bërtit moj! A i ke kthy 200 mijë euro”.
Dehari i tha atij që ta propozojë emrin dhe të mos flasë asgjë tjetër.
“Cirk. Qysh me folë para cirkut?”, tha deputeti i LDK-së.
“Oj Fitore, mos bën me duar. Kthej 200 mijë euro”, vazhdoi ai.
Dehari ndërhyri edhe një herë, për t’ia ndërprerë fjalën përfundimisht.
“Ndërprirtet telefoni dhe nuk ka mundësi të vazhdohet më tutje”, tha Dehari.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në