Fisnik Syla tanimë është bërë personazh mjaft i përmendur në mediat rozë. Kjo për faktin se emri tij shpesh është lakuar në skandalet që kanë të bëjnë me ligjin.
Pas rastit të Kukësit ku u përfshi edhe Fjolla Morina, tjera skandale ndodhën tek biznismeni Syla.Por kjo e fundit është në lidhje me një borgj që Fisniku thuhet t’ia ketë një pronari të agjensisë për pushimet që ai kaloi me Fjollën në Maldive.
Mirëpo, Fisniku i ka mohuar të gjitha jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në intervistën e fundit për “ABC e mëngjesit”.
“Nuk është zëri im, jane krejt montime, absolut nuk jam une, s’mundet kerkush met ba asi pergjime”. Une nuk i kam borgj aspak asnje agjensioni e asnje njeri t’gjalle, me keto padia qe do behen besoj ai lloj agjensioni nese ekziston do te paditen edhe ata”, ka thënë Fisniku.