I dëmtuari dhe jashtë Botërorit 2022, Karim Benzema, i cili krijuar polemika orët e fundit, ka publikuar një mesazh mbështetës për blutë. Sulmuesi i Real Madrid i dërgoi një mesazh shokëve të tij përpara fillimit të finales kundër Argjentinës, të planifikuar për në orën 16:00.
“Është koha… të gjithë së bashku. Vamonos, go blues” , ishte mesazhi i Benzema. Një mesazh i bukur pavarësisht zbulimeve të fundit të bëra për një përplasje mes tij dhe stafit të skuadrës franceze./Botapress.info/
Argjentina-Franca: Këto janë formacionet zyrtare të finales së madhe të “Katar 2022”
![Image](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2022/December/18/auto_Screenshot_211671372232.jpg)