Në Gjykatën Themelore të Pejës ka nisur seanca gjyqësore ndaj policit Argjend Kastrati, i cili akuzohet për përfshirje në një aksident trafiku me pasojë vdekjen, që ndodhi në muajin maj në fshatin Qyshk, ku humbi jetën 24-vjeçarja Zana Gjevukaj.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, e ka konfirmuar për Sinjalin.
“Rasti është trajtuar me prioritet nga prokurori i shtetit. Janë ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore, përfshirë intervistimin e palëve, mbledhjen e provave dhe realizimin e ekspertizave. Aktakuza është ngritur për veprën penale ‘Rrezikimi i trafikut publik’, sipas nenit 370, paragrafi 9, në lidhje me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,” tha Nikçi.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në