Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka njoftuar se ka filluar monitorimin e tregut të karburanteve në Kosovë, duke përfshirë tregtimin me shumicë dhe pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e naftës dhe benzinës në pikat e shitjes.
Në njoftimi, thuhet se të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtari në tregtimin e karburanteve janë aktualisht nën monitorim.
Sipas tyre, përmes këtij procesi synohet të sigurohet mbrojtje nga marrëveshjet e ndaluara, abuzimi me pozitën dominuese dhe praktikat e bashkërenduara ndërmjet ndërmarrjeve që operojnë në këtë treg.
“Rikujtojmë se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve, që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut apo kufizimin e konkurrencës, përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe është subjekt i sanksioneve ligjore”, thuhet në njoftimin në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Autoriteti thekson se në praktikë çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare përditësohen vazhdimisht, duke reflektuar faktorë të ndryshëm si oferta dhe kërkesa, kostot e përpunimit dhe zhvillimet ekonomike e gjeopolitike. Për këtë arsye, pritet që edhe luhatjet e çmimeve në tregun vendor të reflektojnë ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u bazuar në parimet e transparencës dhe funksionimit të rregullt të tregut.
Autoriteti u bën thirrje bizneseve që:
- të veprojnë në përputhje me parimet e konkurrencës së lirë dhe të ndershme;
- të shmangin çdo formë të bashkërendimit të çmimeve me operatorë të tjerë;
- të tregojnë përgjegjësi sociale ndaj qytetarëve dhe konsumatorëve, veçanërisht në këtë periudhë të zhvillimeve ekonomike dhe gjeopolitike.
“Autoriteti i Konkurrencës thekson se ky proces monitorimi po zhvillohet në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me MINT-in, ATK-në, Doganën dhe mekanizmat e tjerë përgjegjës për zbatimin e ligjit, me qëllim të sigurimit të respektimit të plotë të legjislacionit në fuqi, si dhe të vendimeve dhe rregulloreve të përcaktuara nga institucionet relevante në Republikën e Kosovës”.



Të tjera
Ekskluzive Lajme
Si raportoi gazeta Washington Post për sulmin në Prekaz 28 vite më parë`?
28 vite më parë ndodhi sulmi
Aktuale
Abdixhiku: Presidenca e zbuloi se Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa ishte në tavolinë me ne
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
Osmani nga kazerma “Adem Jashari”: FSK është trashëgimtare e UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani