Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë sot se s’do të ketë më takime me Albin Kurtin për çështjen e presidentit, meqë procesi është kompromentuar.
Abdixhiku ka thënë se të mërkurën u mor vesh se derisa Kurti ka qenë duke biseduar me opozitën, në anën tjetër ka bërë skenarë për të fajësuar opozitën, duke i thënë presidentes Osmani që të futet në garë sa për të bërë kuorumin për Glauk Konjufcën.
“Procesi është kompromentuar tani. Mbrëmë kuptova nga deklarimet e Presidencës se deri sa ne kemi qenë në biseda, ata kanë shkuar kanë kërkuar fajësime për opozitën. Në një anë je në tavolinë me dikë, në anën tjetër bën skenar të fajësimit. Ky është kompromentim i rëndë i procesit, prandaj s’shoh arsye të kemi takime të tjera për këtë çështje”, ka thënë Abdixhiku të enjten.



Të tjera
Lajme
Ramadani: Nuk ka asnjë dilemë që Serbia synon ta bartë krizën e saj brenda Kosovës
Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim
Aktuale
Ministria del me çmimet e karburanteve të lejuara për sot
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit gjatë 24 orëve të fundit pasi morën leje nga Irani
Mediat iraniane raportuan të dielën se