Në njërën nga departmamentet e Kongresit amerikan ka filluar ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Kosovës për projektin Kompakt.
Ndërsa tashmë janë duke u bërë përgatitjet e fundit në sallën ku do të bëhet nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje, teksa RTK ka sjellur ekskluzivisht marrëveshjen që do ta nënshkruajnë të dyja palët.
Nga ky financim, 200 milionë dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC’së, rreth 35 milionë dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milionë do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD).
Programi përfshin tri projekte:
Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 Mw, që ofrojnë rezervë 340 MWh); Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.
Dueht theksuar se do të jetë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo që do të hedhë firmën në marrëveshjen për milionat e MCC’së.