Në Durrës, tek plazhi para hotel Kamelia, që nga mëngjesi, shitësit ambulantë ofrojnë pemë e perime të freskëta.
Shportat e mbushura plotë i ekspozojnë skaj terracave të hoteleve anëve të shetiroreve.
Aty çdo ditë janë edhe Nevruzi me çunin Hakiun. Janë nga Peqini dhe sjellin pemë të freskëta nga kopshti i tyre.
Fikë, dardha, pjeshkë dhe klementina. Të pjekura, të shijshme… 200, 300 ose edhe nga 400 lekë për një kilogram.
Nevruzi është llafator. E lavdëron mallin aë shet.
– Po janë të mira, janë vendore, thotë. – Na merre, provoe… ta kërkosh sa e shijshme është. Ta kërkosh nuk duhet të paguesh!
Por ndërkohë, ai ndërpret llafin. Mbledh kovat e gajbet dhe i thotë çunit: Ikim! Po vijnë prapë!
Kanë frikë nga Policia bashkiake, e cila ua ka ndaluar shitjen në shetitore.
Pasi të ikën patrulla e uniformës blu Nevruzi me çuinin kthen tek vendi i shitjes.
– E sheh, na ndjekin neve që punojmë për kafshatën e gojës. Nuk i ndjekin e nuk i ndeshkojnë “peshkujt e mëdhenjë” – shfryn mllefin ai.
Këtë hall kanë edhe tregëtarët të tjerë që punojnë si Nevruzi.
Në orët e drekës, kur malli shitet tërësisht, dukshëm vërehet gëzimi dhe buzëqeshja në fytyrën e Nevruzit dhe çunit të tij.
Nevruzi me kovat dhe shportat bosh, shkon ne marketin afer dhe e blen nje kanaqe të akullit me birrë Peje. Ndërkaq Hakiu i bie valës së detit…
Kështu çdo ditë.
Të nesermen vijnë prapë në mëngjes deri në mbarim të sezonit tutistik.
Nevruzi me çunin dhe frutat e kopshtit të tyre në Peqin presin dhe përcjellin pushuesit.