Këngëtarja shqiptare së fundmi ka zyrtarizuar lidhjen.
Në një video të publikuar, Fifi përveç puthjes që ndau me partnerin e saj, Adis Patushin ka bërë edhe një tjetër postim bashkë me të.
Këngëtarja nga Kosova, gjatë rrugës për një koncert në Durrës ka shkrepur një fotografi me të dashurin, foto të cilën e ka publikuar në rrjete sociale.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram, Fifi ndau imazhin teksa nuk mungoi edhe një mbishkrim nga ana e saj. “Paqe dhe dashni”, shkroi kantautorja e hitit “Diell”.
Theksojmë se, Adis Patushi është ish-bashkëshorti i modeles, Adrola Dushi të cilët kanë një fëmijë, djalin Troin