Fifi po shijon mëmësinë përtej oqeanit në Amerikë përkundër që nuk po mungon me projekte muzikore.
Së fundmi ajo ka ‘goditur’ fenomenin e vëmendjes me çdo kusht përmes një postimi në Instagram.
‘Njerëzit për famë dhe ndjekës çka nuk po bëkan’, është shprehur Fifi në një postim në InstaStory.
Ky reagim ka përkuar me kohën e publikimit të duetit mes Noizyt dhe Stresit pas dy ditësh ‘lojë’ se gjasme janë prishur marrëdhëniet mes tyre.
Kjo ka bërë që një pjesë e ndjekësve të dyshojnë nëse shkrimi në fjalë i kushtohet reperëve të njohur mirëpo kjo nuk mund të thuhet me siguri.