Kosova shënoi 14 vjet të shtetësisë me aktivitete të ndryshme. Qytetarë të shumtë përcollën Paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, nga sheshi “Nëna Terezë”, në Prishtinë.
Atmosfera festive nëpërmjet fotografive, të realizuara nga Radio Evropa e Lirë. Parakalimi i Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në Prishtinë sivjet u dedikohet grave, të cilat kanë qenë të suksesshme në fusha të ndryshme, si dhe atyre që kanë qenë viktima të dhunës.