Lille ka marr një fitore të madhe si mysafir i Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.
Francezët fituan me rezultat 3-1, ku Edon Zhegrova shënoi golin e barazimit, pasi Lille ishte duke pësuar humbje pas pjesës së parë.
Sulmuesi anësor i Kosovës shënoi një super gol me një goditja nga jashtë zonës, ndërsa pas ndeshjes festa ishte e gjitha për të.
Ai i dhuroi fanellën një vogëlushi që ishte në tribuna, por nga ai mori flamurin kombëtar dhe një plis.
Festa me simbolet kombëtare vazhdoi edhe në zhveshtore, ku shihej Zhegrova me bashkëlojtarët duke bërë edhe shqiponjën.
Ylli i futbollit ka qenë vendimtar në dy ndeshjet e fundit të Lille në Ligën e Kampionëve, ku fillimisht ndaj Real Madridit fitoi një penallti, ndërsa ndaj Atletico Madridit arriti të shënojë.
Lille dhe Zhegrova deri më tani kanë arritur të marrin shtatë pikë nga tri ndeshje në Ligën e Kampionëve.



Të tjera
Uncategorized
Verde Casino login: kā nodrošināt drošu piekļuvi jūsu kontam
Šajā rakstā mēs apskatīsim, kā nodrošināt
Lajme
Syla: Kurti po përpiqet të bëhet diplomat i mirë duke e kopjuar Vuçiqin
Gazetari Valon Syla, ka thënë në
Aktuale
Punëtori bie nga lartësia e objektit në Gjilan, mori lëndime të rënda
Një punëtor ka rënë nga lartësia