Reperi i njohur, Feronit Shabani i njohur ndryshe si Fero, javë më parë ka njoftuar se po largohet përfundimisht nga muzika dhe do t’i përkushtohet familjes dhe fesë.
Pas këtij vendimi, Fero është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku nuk po heziton që të ndajë momente nga xhamia dhe citate të librave fetarë.
Fero u komentua gjithashtu edhe për ndarjen nga modelja Arbenita Ismajli por dyshja u panë pranë njëri-tjetrit pasi reperi doli nga burgu.
Kjo bëri që të aludohej se çfiti janë rikthyer së bashku për t’i dhënë një mundësi të dytë marrëdhënies së tyre.
Së fundmi, Fero përmes një Instastory ka hedhur posht aludimet se dyshja janë rikthyer së bashku ku është shprehur se tani nuk ka asnjë lidhje me të.
Ndër të tjera, ai shtoi se tashmë kanë ndarë rrugët dhe të dy kanë nisur jetën në dy rrugë të ndara dhe kanë rrespekt për njëri-tjetrin pasi kanë një vajzë së bashku.
“Jam mysliman tani dhe nuk kam lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Secili e kemi jetën me respekt për njeri-tjetrin sepse kemi një vajze, por sot jam mysliman dhe nuk kam lidhje me te. Ajo zgjodhi jetën e saj”, ka shkruar reperi./Botapress.info/