Policia në Ferizaj ka njoftuar se është gjetur trupi i pajetë i Ilaz Sejdiut, që ishte zhdukur që nga 17 gushti. Ai është gjetur në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt, tek vendi i quajtur “Shpella Burrnikut”.
Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore.
Subvencionet për izolim të shtëpive, përfituesit do të marrin paratë pasi të përfundojnë investimin
Policia ka falënderuar të afërmit e tij, banorët e zonës, “Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe pjesëtarët e policisë që ndihmuan në gjetjen e personit të zhdukur.
![Mund të jetë një imazh i 1 person](https://scontent.fprn1-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/369679510_596615026012093_7745310433167138641_n.jpg?_nc_cat=108&ccb=1-7&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=I51CD73YmI8AX8ZBdI7&_nc_ht=scontent.fprn1-1.fna&oh=00_AfAvORbYGnx4n3ebCleyLYm4ZJDGz0C2qiRcJtl-c8njnQ&oe=64F081B9)
Njoftimi i plotë:
Në bashkëngjitje të kësaj shkrese keni komunikatën e radhës nga DRP-Ferizaj nr# 275
KONUNIKATË PËR MEDIA
Përfundon kërkimi i personit të zhdukur nga Ferizaj, gjendet trupi i pajetë i tij
Sot, rreth orës 09:30 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se disa qytetarë në bjeshkët e fshatit Burrnik të Ferizajt, tek vendi i quajtur “Shpella Burrnikut” kanë gjetur trupin e pajetë të personit Ilaz Sejdiut (M/K) i moshës 91 vjeçar, i cili ishte zhdukur që nga data 17.08.2023 dhe ishte shpallur në kërkim.
Ekipe të policisë, krimteknikët dhe hetuesit rajonal janë në vendin ku është gjetur trupi i tij, ndërsa janë njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, për veprime tjera hetimore.
Policia rajonale e Ferizajt falenderon të afërmit e tij, banorët e zonës, “Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim”, vullnetarët nga “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës”, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pjesëtarët e Brigadës së Zjarrëfikësve të Ferizajt, zyrtarë të Drejtorisë së Emergjencave të komunës së Ferizajt dhe pjesëtarët e policisë që ndihmuan në gjetjen e personit të zhdukur.
Për informata tjera do të njoftoheni me kohë.