Përmes një postimi në rrjetin e saj në Facebook, Ferdonije Qerkezi, nëna e cila i ka të rrëmbyer katër djem dhe burrin që nga viti 1999, ka lënë të kuptoj se do të marshojë për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, shkruan Insajderi.
“Lufta për liri është e krejt popullit!
Prandaj,
Dhimbja dhe liria ime ka emrin:
Halim, Artan, Armend, Ardian dhe Edmond
#LIRIA KA EMER”, shkroi ajo në Facebook.