Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, ka folur për hetimet që i kryen FBI për sulmin e 29 nëntorit në Kanalin e Ibër Lepencit.
Ai ka thënë se hetimi i FBI-së për sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës po vazhdon ende.
Verma është pyetur nëse ka të reja nga hetmi i FBI-së, ai shtoi se puna po vazhdon me “agresivitet” për të gjetur kryesit e veprës.
“Hetimet po vazhdojnë ende dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë. Të presim dhe të shohim se çfarë përfundimi do të nxjerrin ekipet. Mendoj se ata po punojnë me mjaft agresivitet për të gjetur kryesit e veprës ashtu që ata të japin llogari”, ka thënë zyrtari amerikan.
Verma në një intervistë në KTV ka thënë se ShBA dënon sulmet ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës. Ai po ashtu ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës dhe shërbimeve emergjente.
“Ne i dënojmë sulmet e planifikuara kundër infrastrukturës dhe vlerësojmë gjithçka që Policia e Kosovës dhe shërbimet emergjente bënë për të reaguar aq shpejt. Gjithashtu, ne kemi ofruar tërë mbështetjen e mundshme për hetime përmes kolegëve tanë nga FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë. Këto hetime po vazhdojnë dhe do t’i nxisja të gjithë që të presin përfundimin e tyre para se të shpallin dikë përgjegjës. Por, këto lloj sulmesh janë të papranueshme në çfarëdo rrethane”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo