Laura Fazliu ka arritur në gjysmëfinale të Mastersit të xhudos në Jerusalem. Fazliu në çerekfinale të kategorisë deri 63 kilogramë. mposhti polaken Angelika Szymanska me “ippon”.
E detyroi kundërshtaren të dorëzohet, pasi ia kapi dorën. Është lufta e tretë e fituar nga Fazliu në Masters dhe është vetëm një fitore larg sigurimit të medaljes.
Në gjysmëfinale Laura Fazliu do të përballet me izraeliten Gili Sharir./Botapress.info/