Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili ka marr lëvdata nga Bashkimi Evropian për bashkëpunim me Gjykatën Speciale.
Në një raport të Këshillit të Bashkimit Evropian, Kurti mori lëvdata për këtë bashkëpunim, e kjo ka bërë që Klinaku të kërkojnë transparencë nga Kurti,
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që Kurti të tregojë se a është takuar në Bruksel me zyrtarë të Speciales për t’i ofruar bashkëpunim.
Postimi i plotë:
Në bazë të një raporti të BE-së, i cili po publikohet nëpër media, theksohet se blloku e vlerëson shumë bashkëpunimin konstruktiv të Kurtit me Dhomat e Specializuara.
Veç kësaj, përmendet se Kurti ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur zgjatjen e mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë.
Si OVL UÇK kërkojmë që kryeministri Albin Kurti të jetë transparent me publikun dhe të tregojë se a është takuar në Bruksel me Dhomat e Specializuara për t’iu ofruar bashkëpunim./Botapress/