Kosova duhet të ndjekë politikën e bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët tanë strategjik euro-përendimor n’krye me Amerikën, politikë kjo e trasuar nga presidenti historik Rugova e që i ka sjellë Kosovës dhe shqiptarëve : Lirinë dhe Pavarësinë !
Sfiduese rezulton t’jetë data e 1 nëntorit të këtij viti, pra një ditë pas skadimit të afatit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave të Serbisë për qytetarët e pakicës serbe n’Kosovë, poqëse pozicionet e palëve ngelin të ngurta deri në ditën “D” !
Pse jemi dhe pse u gjetëm n’këtë pozicoion ?
Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në rastin e këtij vendimi dhe shtyrjes së tij, nuk u koordinua me partnerët tanë strategjik, siq janë vendet e Quintit në krye me SHBA-të, por mori vendimin për shtyerje krye në vete duke rrezikuar “përplasjën” !
Agresioni rus në Ukrainë dhe pasojat e tij në gjeopolitikë, dhe si refleksion kontekstual i përendimit, përkatësisht Europës përendimore & SHBA-ve !
“Ledhatimi” i Serbisë nga ana Europës përndimore (BE) dhe SHBA-ve, përkundër faktit se Serbia, sot e gjithë ditën është zgjatim i Rusisë në Ballkanin Përendimor, dhe synimi i Përnedimit është futja e saj nën ombrellën e përendimit dhe largimin nga ndikimi rus.
A të zbatohet vendimi ?
Po zbatimit të vendimit, por vetëm me mbështetje të partnerëve tanë strategjik n’krye me SHBA-të, në të kundërtën, duhet t’merrët seriozisht këshilla e tyre për shtyerje të afatit të zbatimit të vendimit për targat, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i interesit tonë nacional duke u treguar jo-bashkpunues dhe kryeneq !
Pas gjithë kësaj që po ndodhë për dhe rreth Kosovës, si konsekuencë e zhvillimeve globale pas agresionit rus në Ukrainë, me 01 tetor 2022, në rastin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit, Serbia do dalë fituese në të dyja variantet, dhe ja pse ?
Poqëse Qeveria e Kosovës i qendron besnik qendrimit për zbatim të vendimit, pa pelqimin e SHBA-ve, fakt ky që do inkurajonte rexhimin e Vuqiqit në ngritjen e tensioneve dhe nxitjën e trazirave në veri të vendit, atëherë tagrin për eskalim të situatës dhe për pasojat me fekte zingjirore do kishte Republika e Kosovës dhe askush tjetër, edhe pse dorën në zemër, dihet suk ku ka burimin i gjithë “kazanit” ku “zihen” tensionet për dhe rreth Kosovës.
Në rastin e dytë, poqëse Qeveria Kurti, lëshon pe, duke pranuar ofertën miqësore të partnerëve tanë stratëgjik për afatin e dakordësuar dhe t’koordinuar me partnerët, atëhrë ky fakt i tillë i’a shton ambiciet Serbisë hegjemoniste në Kosovë për të mos pranuar realitetin e Kosovës së pavarur dhe për të mbajtur peng pakicën serbe n’veri të Kosovës dhe vet proceset integruese të saja, që nga liberalizimi i vizave e deri të rrumbullaksimi i shtetësisë.
E gjithë kjo sfidë do evitohej sikur z.Kurti të koordinohej me SHBA-të në momentin e marrjes së vendimit për afatin e zbatimit të atij vendimi, dhe jo duke funksionuar krye në vete, sikur t’ishim shtet i konsoliduar, i fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, dhe pse jo edhe fuqi berthamore.
Kryeneqësia, prepotenca dhe mendjemadhësia e Kryemnistrit Kurti, mund t’a qoj vendin drejt përplasjes me partnerët tanë strategjik dhe n’veqanti me Amerikën, dhe kjo përplasje, do ishte, hiq më pak se “përplasje e kokës për muri”, gjë që duhet të evitohet detyrimisht !