Një Qeveri pa strategji kombëtare (shtetërore), pa program qevërisës, e destinuar të deshtoj dhe abstenoj nga përgjegjësitë dhe në fund, çmimin dhe tagrin e dështimit e paguajnë qytetarët dhe shtetii Kosovës.
Vendi gjendet para një shpërthimi eksploziv social, paknaqësive enorme për shkak të debalansit ndërmjet kostos së jetës në njërën anë dhe aftësisë blerëse të qytetarëve në anën tjetër, si pasojë e rritjes së çmimëve dhe inflacionit, dhe pagës së pandryshuar minimale për shumë kategori.
Qeverisje pa asnjë projekt kapital dhe pa investime të huaja, e orientuar kryesishtë në politika ad-hock të blerjes së paqës sociale kryesisht përmes lëmoshes si zgjidhje populiste afatshkurtëra dhe pa përspektivë.
Në njërën anë, Kryemnistri Kurti dhe Ministrat e Tij, mburrën me “rritje” dyshifrore ekonomike si vendi me rritje ma t’madhe ekonomike në Ballkanin Përendimor dhe në Europë, derisa në anë tjetër, realisht, rritja e çmimeve dhe kostoje e jetëses përfshi inflacionin galopant, kanë bërë të pamundur dhe të pa imagjinueshëm përballjën me sfidat reale në vendin tonë.
Skandalet e Qeverisë dhe të pushtetit, përfshi këtu aferat korruptive finansiare të titullarëve në përfaqësitë diplomatike, siq është rasti i fundit me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zagreb, z.Martin Berishaj dhe marrja në mbrojtje e tyre nga ana e Ministrës së Punëve të Jashtme dhe Dispores, zonjës Donika Gërvalla-Schwarz, e Presidentes Vjosa Osmani, dhe Kryemnistrit Kurti, në vend se të ndodhte shkarkimi i menjëhershëm, është jo vetëm shqetësues por ky shqetsim është edhe i frikshëm për modelin e qeverisjes dhe nivelin e demokracisë në një Republikë parlamentare siq është Republika e Kosovës.
Kapja e bordeve, nepotizmi i theksuar, punësimet enorme familjare dhe korrupsioni gallopant, siq është rasti i fundit me Ministren e Ekonomisë, Rrozeta Hajdari, janë shenja identifikuese të një pushteti autoritarist dhe me premisa të një diktature bolshevike e mëndësisë së arrogencës së numrave dhe agresivitetit ideologjik të ekstremit majtist.
Shkelja e Kushtetutës për Qeverinë Kurti, është bërë normë dhe dukuri e cila nuk befason më as qytetarin e rëndomt, pasi që ky pushtet shkeli Kushtetutën e Republikës ë Kosovës mbi 4 herë, dhe çfarë është ma sinjifikative, nuk respekton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese si gardian legjitim & legal i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ekzistonë rreziku i bazuar se ky pushtet autokratik dhe me mëndësi totalitare, rrezikon të rrefuzoj edhe këshillat dhe vendimet e Komisionit të Venecias, siq është rasti me Vetingun,e t’mos flasim për verëjtjet dhe sygjerimet e shoqërisë civile dhe grupimeve dhe komisioneve adekuate në nivel të vendit.
Deshtimi në Dialog, si pasojë e mungesës së strategjisë dhe platformes për Dialogun, dhe në anën tjetër, mungesa e transparencës karshi Opozites dhe qytetarëve për procesin e Dialogut, sjellë n’pikëpytje seriozitetin e Qeverisë përballë Brukselit si lehtësues dhe të vetë Administrates amerikane e cila është e qartë me kerkesën në fokusimin serioz ndaj këtij procesi imediat për Kosovën në kontekstin dhe momentumin e krijuar pas agresionit Rus në Ukrainë.
Në vend të ndryshimit të proklamuar, kemi regres në të gjitha fushat, përfshi këtu, gjëndjën në arsime e shëndetësi e cila çdo ditë e ma tepër po devalvon dhe bëhet edhe më e rënd dhe e pa përballueshme.
Kapja e mediave dhe luftimi i tyre në rast se ato nuk i bindën pushtetit agresiv-populist dhe logjikes së turmave, sipa raporteve kredibile nderkombëtare dhe atyre vendore, bënë një shqetësim tjetër serioz dhe i cili në vend të progresit imediat, kthen vendin mbrapa.
“Katuni digjëj, plaka krihej”
Në vend të reflektimi dhe reagimit adekuat konform përgjegjësive kushtetuese, pushteti aktual, ka zgjedhë shfajësimin për vete dhe “penalizimin” e “regjimit të vjetër” për të gjitha pasojat dhe gjëndjën e rëndë në ekonomi dhe integrime euroatlantike.
Vizita e Kryemnistrit n’SHBA dhe refuzimi i Tij në Kongresin amerikan dhe në Dhomën e përfaqsuesve-Senat, dhe sidomos në Administraten e Presidentit Biden, për arsyet tanimë të njohura dhe të elaboruara disa herë, është një goditje për Republikën e Kosovës dhe jo vetëm shuplakë Kryemnistrit prepotent, arrogant dhe anti-amerikan, pasojat e të cilit do paguan vendi për fatin tonë të keq.
Poqëse Kryemnistri Kurti, nuk pritet nga Presidenti Biden, gjë të cilën unë nuk do e deshiroja dhe nuk mund e marr me mend asnjëherë, atëherë këtij Kryemnistri, nuk i mbetët tjetër, veqse t’ia kthej mandatin Sovranit dhe le t’shkoj n’shpi njëherë e përgjithmonë, ose së paku deri sa të “mësoj” nga përvoja (dështimi) si një politikan mashtrues dhe destruktiv më përgjegjësitë kushtetuese në ma shumë së një herë.