Myftiu i Kosovës argat i pushtetit autoritar dhe kundër interesit qytetarë dhe shtetëror të Republikës së Kosovës !
I pari i muslimanëve të Kosovës, Myftiu Ternava, në vend të heshtjës si klerik në një vend sekular siq është Republika e Kosovës me Kushtetutë, “nxjerrë kokën”, dhe merr guximin duke pëdhosë vlerat e demokracisë euro-përendimore dhe sekularizmit kushtetues, dhe lexon pikë e për pe, qendrimin absurd të Qeverisë anakronike Kurti, kundrejtë grevës së SBASHK-ut !
Kur klerikët merrën me politikë, e sidomos kur marrin anën e pushtuesve dhe pushteteve autokratike & autoritare, atëherë sinjalët për një shoqëri të shëndoshë, shtet normal dhe me të ardhme të ndritur, lënë për t’u deshiruar.
Kryemnistri keqëpërdorë Myftiun, ky i fundit abuzon me lirinë besimit.
Arsimi, arsimimi dhe edukimi i brezave, janë mision nacional i mësimdhënsve n’shoqëri dhe n’shtet, derisa feja & besimi është e drejtë qytetare demokratike e mbeshtetur në njërën nga katër liritë themelore, pra në lirinë e besimit, kaq dhe hiq, dhe me asgjë tutje…!
Mesazhi i Myftiut, neveritës, jo adekuat, inkompetent dhe tendencioz fund e krye.
Feja dhe besimët, larg shkollave dhe instituciooneve të dijes dhe shkencës, le të “iluminojnë” xhematin e tyre në objektet e kultit dhe t’bestytnive mesjetare, një e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por të qëndrojnë larg institucioneve nacionale të dijes dhe shkencës, aty ku shpërndahet dritë e diturisë për fëmijet tanë dhe brezat që vijnë.
Arsimi dhe arsimimi, mision dhe jo target i klerit & pushtetit anakronik !
E drejta e shkollimit, edukimit dhe arsimimit, e drejtë e garantuar kushtetuese për fëmijët dhe nxënësit tanë, derisa ; për mësimëdhënësit dhe edukatorët, është obligim qytetar, profesional dhe kushtetues që t’përqojnë këtë mision fisnik dhe të shënjtë brez pas brezi :
Për Qeverinë dhe pushtetin, ky postulat, është jo vetëm e drejtë dhe obligim qytetarë, por mbi të gjitha, është detyrim ligor & kushtetues, realizimi i të cilit duhet të arrihet doemos dhe pa kushte.
Qelësi për zgjidhjën e ngërqit për fillimin e mësimit është Qeveria dhe Kryemnistri aktual, Albin Kurti, dhe prindërit e nxënësve duhet të protestojnë dhe kerkojnë përgjegjësi para Qeverisë dhe Kryemnistrit të papërgjegjshëm, z.Albin Kurti, dhe jo në dyert e shkollave.
Kryemnistri paranojak, narcisoid dhe prepotent, albin Kurti, po përdorë çdo “levë”, sikur s’fundmi Myftiun e instrumentalizuar që t’përqajë grevistet me prindërit, për t’i “sunduar” të dya bashkë dhe ma lehtë.
Qytetarët të mos biejnë pre e një mëndësie anti-shtetërore dhe anti-kombëtare e pushtetit aktual.
fb