Kurti për pasojë, ka rënë në lakun e vet, në lakun e pëgaditur për të tjerët, dhe për konsekuencë, në këtë lak po e varë edhe fatin e Kosovës dhe t’qytetarëve të saj të cilët ranë pre e mashtrimit, kur i dhanë mbeshtetje plebishitare !
Pa program qeverisës për vendin :
Brënda të cilit do duhej t’ishin inkorporuar ; lufta kundër krimit të organizuar & korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe punësimi i të rinjëve !
Pa platformë politike për Dialogun :
Duke mohuar atë, injoruar procesin dhe pa asnjë transparencë n’Kuvendin e Kosovës, përfshi konsensusin me Opozitën, i çaset Dialogut me jokompetencë, mediokritet dhe staf t’pa dije, vullnet & invencion.
Pa strategji kombëtare për Republiken :
E cila ishte e definuar dhe e gatshme nga Ati i shtetit të pavarur e demokratik të kosovës, Presidenti historik Rugova, dhe tani e përmbysuar, duke anuar drejt sllsvo-ortodoksizmit dhe Turqisë Erdoganiste me rrefuzimin e projekteve amerikane dhe të përnedimit përgjithësisht !
Pa vizion për shtetin :
Për të ardhmën e vendit dhe orientimit strategjik Euro-perendimor dhe trans-atalantik me faktin se nuk e pranon dhe as duron Kosovën shtet sovran dhe demokratik, si projekt të përhershëm nacional të arritur me sakrificën e brezave dhe ndihmes kapitale të Amerikës n’krye të NATO-së.
I pa-shtegdalje nga amullia :
I gjithë narracioni i ngritur mbi mohimin, injorimin dhe kundershtimin absolut ; të levizjeve nacionale për pavarësi, proceseve politike dhe atributeve kapitale siq ishte shteti i pavarur i Kosovës, orientimi perendimor dhe integrimi n’BE & NATO, pëfshi partneritetin e palekundur me Amerikën, sikur ikanë thye “kurrizin” Kryemnistrit Kurti për të qenë i dënjë si burrështetas.
Ardhja dhe ulja n’fron, pa një kerkim-falje publike, qytetarëve të Kosovës dhe gjithë atyre që i kishte dëmtuar me dhe pa të drejtë në mbi dy dekada, si dhe reflektimi i thellë dhe kalimi i ylberit në sensin e metamorfimit substancial, ndoshta do ta ndihmonte që të shtyej tutje mandatin qeverisës, i cili në vitin e parë le shumë për të deshiruar.
Daljes nga labirinthi nuk i mjafton heshtja e mistershme dhe vazhdimi i rrugëtimit e kryeneqësi dhe me logjikën e strucit me kokën n’zall, duke pretenduar se ; meq nuk shoh unë, s’më shohin as ata mua !
Populli ka memorje dhe koshiencë, pra kujtesë historike ; andaj dhuron por edhe privon poashtu nga suporti dhe besimi me votë në kutinë evotimit në ditën e zgjedhjeve.
Deri me sot, asnjë reflektim serioz, përkundrazi, rezononi në logjikën nihiliste dhe n’fund disfatiste ; shteti është i kriminalizuar, fajin e keni Ju “rexhimi i vjetër” dhe nuk e kemi Ne, andaj s’mbajmë asnjë përgjegjësi dhe për asgjë, absurd i llojit sui-generis !