Fatkeqësisht, si komb me dy shtete : Shqipëri & Kosovë, dhe në trojet e veta etnike n’Gadishullin Ilirik, po afirmojmë e promovojmë fuqishëm dhe me pasion “vlerat e dhuruara” t’pushtuesve tanë shekullor, “vlera” këto të cilat nuk n’a i ndaloj kurrë as Jugosllavia e Pashiqit dhe as ajo e Millosheviqit, përkundrazi, u kujdes që t’i kultivojmë papengueshëm dhe duke i sponzorizuar ato !
A thua pse ?
Sepse donin t’na mbanin të robëruar, të shtypur e t’nënshtruar deri n’poshtërim, pikë.
Përndryshe, do lejonin kultivimin e kulturës dhe traditës sonë t’begatë, do lejonin shkollimin, arsimimin dhe ngritjen e kulturës identitare nacionale.
Pse atëherë i gjithë ky zell e investim në ato që n’a i imponoj armiku shekullor në vend që t’bëjmë t’kundërtën ?
Fatjkeqësisht, kemi një “Elitë” akademike, poltike dhe intelektuale të korruptueshme dhe t’korruptuar, e cila në vend të reagimit adekuat, ka zgjedhur konformizmin dhe servilizmin absurd, duke shtrie qafën t’keqes, në dëm të kombit dhe atdheut.
Kjo “Elitë” e jona, mëndon ndryshe dhe dhe thot ndryshe, duke kontrabanduar idenë me synimin, dhe kjo shpërfaqje, s’është asgjë tjetër pëveqse hipokrizi dhe krim ndaj kombit & atdheut.
Po humbim në identitet, duke u identifikuar me kulturën dhe traditën e pushtuesve të deri-djeshëm !
Po braktisim vlerat tona autentike-gjenetike : etnike & nacionale, vlera këto unike historike dhe tradicionale që n’parahistori e deri të krijimi i kombit.
Me shpejtësinë e dritës dhe për arsye e motive histerike, po kultivojmë e promovojmë vlera t’pushtuesve të trojeve tona dhe t’robëruesve tanë, sikur të ishin vlera tona dhe sikur imprtuesit e tyre, alias ; pushtuesit tanë, të ishin shpetimtarët tanë të vërtetë, edhe pse e kundërta është vërtetë absolute.
Pushtimi & Robëria !
Pushtimi dhe agresioni i armikut mbi një teritor dhe kundër një populli, nuk është i puqitshëm dhe kompatibil si akt dhe as si ndjesi kolektive dhe nacionale, përkundrazi !
Robëria nuk fillon me aktin pushtimit, kur i pushtuari nuk e pranon nënshtrimin dhe fillon rezistencën, por robëria fillon tek atëherë, kur i robëruari fillon të ndjehët i lirë dhe komod me pushtetin e pushtuesit-robërinë.
Kështu vritet shansi dhe shpresa për luftimin e robërisë dhe heqjen e prangave.
Po ikim nga drita dhe rrëshqasim n’terr, qellimshëm por paspjegueshëm.
Deri kur dhe kah po shkojmë …?
fb