Bashkëqeverisja, interes i Kurtit, por jo edhe interes i LDK-së dhe i Kosovës
LDK ka lider t’përgjegjshëm, ka lidership kredibil dhe organe legjitime dhe legale, deri të Këshilli i Përgjitshëm i partisë, i cili merr vendime valide, konform kushtetutës (statutit) të partisë, vendime këto, të cilat respektohën deri n’fund dhe pa asnjë mëdyshje, nga strukturat, anëtarësia dhe votuesit e saj.
SOVRAN-i foli ndryshe me 9 shkurt 2025 :
Verdikti i SOVRAN-it, rezultoi kundër ofertes së LDK-së e cila për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025, për dallim nga rivalet, kishte ekip, platformë dhe program qeverisës ma të mirë, ma objektive dhe ma të bëshëm e të duhur për vendin, përkundrazi :
Nxori fituese të zgejdhjeve LVV-në e Kurtit me 48 deputet, dhe PDK-në me 24 deputet, duke lënë LDK-në me vetëm 20 deputet në pozitën e tretë, në opozitë dhe për dekor dhe jo si faktor.
Rezultati lëxohet kështu :
LVV & PDK në bashkëqeverisje, janë zgjidhja që deshi SOVRAN-i, është koalicioni që çon mandatin deri n’fund, duke ofruar edhe zgjedhjën e PRESIDENT-it, sfidë kjo që nuk përballon dot koalicioni eventual LVV & LDK.
Kurtit nuk i duhet LDK si partner qeverisës, por i duhet si trampolinë, dhe mbi “shtatin” dhe në dëm të saj të fuzionon ringritjën pas ngërqit të pashmangshëm për PRESIDENT-in, andaj ka “zgjedh” LDK-në e jo PDK-në.
“Përçaj e sundo”, logjikë përfide por e lëxueshme ..
Parafrazoj :
Kurti : Me ata me të cilët kisha probleme ne vitin 2020 (Kurti I), nuk janë më aty, dhe nuk kanë pozita të larta në LDK ..!
Aludim në qendrestarët që nuk pranuan nënshtrimin dhe poshtërimin e Kurtit, duke i dhënë fund bashkëpunimit me një kryemnistër që dezertoj nga qeverisja, duke prish marrëveshjën e koalicionit me akte të paprecedent të vet z. Kurti.
PS :
Ata që dëmtuan LDK-në në vitin 2020, tanimë janë LVV, përmes GUXO, dhe askush tjetër nuk është larguar nga LDK-ja, dhe nuk largohën për asnjë interes politik & materjal.
Porosia ime :
Jo bashkëqeverisjës me mohuesit e projektit të lirisë, me ata të cilët ushqyen polarizimin nacional përmes urrejtjës dhe përqarjës politike duke e sjell vendin dhe shoqërinë tonë në një krizë të rëndë ; ndërgjegjëje, morali dhe identiteti kombëtar.
Kuptojeni !
Nuk shkojnë bashkë ;
Projektuesja dhe realizuesja e projektit të lirisë dhe e shetit të pavarur të Kosovës, LDK në krye me Atin themelues të shtetit të Kosovës, presidenti historik Ibrahim Rugova,
Dhe në anën tjetër ;
Kundërshtarja dhe kundërshtuesja konstante & konsistente e këtij projekti dhe mohuesja e mosnjohësja e shtetit të Kosovës si atribut sublim nacional, dhe i vetë Atit themeltar të saj, presidnetit Rugova, LVV në krye me Albin Kurti !
fb
Të tjera
Aktuale
Dënimet me burgim për rastin “Veteranët”, reagon OVL e UÇK
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki
Aktuale
Ariu i afrohet një familje kosovare në mal, shfaq interesim për ushqimin tradicional – ata nuk frikësohen fare
Një faqe në Facebook “Zëri I
Aktuale
Takimi me emisaren britanike, Abdixhiku flet me të për krizën institucionale
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës