Dje, pushteti dhunoj opozitën, ç’është ma keq, organi i mandatuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pra Qeveria n’sinkron me shumicën parlamentare e dhunoj Kuvendin e Republikës si organ përfaqësues të Sovranit.
Kosova drejtë anarkisë, ndryshe nuk mund t’lexohët efekti i dhunimit të demokracisë nga ana e pushtetit autoritar të Kurtit kundrejtë Opozitës në tempullin e demokracisë parlamentare, dhe jo vetëm…!
Sllogani armiqësor i Kurtit & CO ndaj Kosovës dhe pushteteve të kaluara si estabilishment politik me kualifikime si “regjim i vjetër” i cili ka vjedhë, rrënuar e plaqkitë gjithëçka për 20 vite, e ka sjellë Kurtin n’pushtet, por pushteti i Tij, po rrezikon sot demokracinë dhe vetë ekzistencën e shtetit.
Përgjimët provojnë katërcipërisht lidhjën kauzale të Kurtit & Vuçiqit në synimin për t’a nxjerrë të dështuar Kosovën si shtet, pra projektin shqiptaro-amerikanë : Kosova shtet sovran dhe demokratik.
Pas përplasjës me aleatët, intimidimit dhe fyerjeve të partnerëve kryesor (BE & SHBA), izolimit të vendit dhe ndeshkimit me sanksione, sikur ishte koha e kalimit në një fazë tjetër të strategjisë kundër Kosovës, pra destabilizimi i brëndshëm !
Sot, një pjesë e Opozitës (PDK), me apo pa dashje ra në kurthin e Kurtit, lëxo : edhe të Vuçiqit, në skenarin e destabilizimit të brëndshëm të Kosovës, pasojat e së cilës fatkeqësisht do t’i shohim n’vazhdim.
Skenat mizerabël, rrënqethëse dhe të frikshme në Parlamnetin e Kosovës sot, të dizajnuara & t’orkestruara me “shije” nga ana e pushtetit, paralajmërojnë një skenar të përplasjeve sociale të cilave mund t’u shihet filli, por t’mos u dihët fundi.
Arroganca dhe agresiviteti i pushtetit populist të Kurtit, ndaj Opozitës, mediave dhe pushteteve të ndara me Kushtetutë, siq është sistemi i drejtësisë, janë shënja të qarta të një tendence për një pushtet autokratik, autoritarë dhe policor.
E si të mos ishte kështu, kur :
Kurti & LVV-ja e Tij, në gjithë historikun e ekzistencës politike ; parlamentare dhe jashtë parlamentare, me mjete dhe metoda jo-konvencionale, jo-demokratike dhe të dhunës, e ka kundershtuar e luftuar projektin tonë nacional për liri & pavarësi, procesin e çlirimit, të shtetëndertimit dhe të integrimit të Kosovës në strukturat perëndimore dhe veri-atlantike.
Për pushtetin e Kurtit, janë kundërshtuar proceset historike të vendit, janë kundërshtuar misionet nderkombëtare (UNMIK, EULEX, KFOR), janë sulmuar e djegë institucione e simbole shtetërore, përfshi këtu titullar e mbasadorë të vendeve mike, deri të sulmet terroriste mbi Parlamentin e Republikës.
Për pushtetin e Kurtit, janë ra edhe viktima, pra kanë humbur jetën aktivistët e LVV-së, me kauza të rrëjshme të cilat posa erdhi n’pushtet i harroj të gjitha, madje po bënë pikërisht të kundërtën.
Kultura anarkiste & ekstremiste për pushtet, ajo e përplasjës, dhunë dhe konfrontimit, e kultivuar nga ana e Kurtit n’opozitë, sot po i kthehet bumerang, por tagrin po e paguan vendi, fatëkeqësisht.
Pushteti atoritarë i Kurtit, po prodhon vetëm kriza, të cilave nuk po u bënë zgjidhje, por po i mbulonë me një të re…
Poqëse tolerohet kjo logjikë e funksionimit të metejmë të këtij pushteti të dëmshëm dhe të rrezikshëm për Kosovën, atëherë e ardhmja e vendit është jo vetëm e zymtë dhe e pa sigurtë, por edhe skajshmerisht e rrezikuar, si pasojë e një strategjie anti-Kosovë që synon deshtimin e Kosovës në rrumbullaksimin e shtetësisë së saj.
Platforma politike & nacionale e LDK-së, si alternativë e vetme e shpëtimit të vendit, si alternativë gjithëpërfshirëse, duhet të përqafohët nga të gjitha palët e targëtuara të kësaj platforme në mënyrë që t’bije kjo Qeveri dhe t’i kthehemi misionit historik në përmbylljën e shtetësisë dhe integrimit të vendit në strukturat perëndimore & veri-atlantike, duke ri-kthyer partneritetin me aleatët dhe n’veqanti me Amerikën.
P.S
T’mos lejojmë tutje rrëshqitjën e mëtutjshme të fatit tonë në agjendën e Serbisë, ngase tanimë sinjalët janë të qarta dhe të dukshme, pse jo edhe akterët !
fb