Kurti pajtohet me kushtet e Serbisë për depershkallëzimin dhe shtensionimin e situatës n’Veri, dhe tani i’a dorëzon sovranitetin e shtetit “Milicisë Fashiste” të Vuçiqit dhe këtë e bënë përmes “violinës” së Kurtit n’dialogun e Brukselit, z.Besnik Bislimi në Bratisllaven e Lajqakut, ky i fundit ndermjetës i dialogut nga “Tigri prej letre” !
Të ngujuarit n’Komunat e Veriut, pra “Oso Kukat” e Edi Ramës i kishte “mish për top”, dhe ata u “flijuan & martirizuan” për kauzën e pushtetit populist të Kurtit & Osmanit të cilët patën “shtri” sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor n’Veriun e Kosovës !
Dilema është : Çka me organizatat terroriste, të cilat s’janë asgjë tjetër përveqse “Milicia Fashite & Bandat Kriminale” ?
A do të thot kjo, gjithënjë sipas logjikës dhe diskursit të Kurtit, se Republika po dorëzohet para “Milicisë Fashiste” ?
Meq përgjigja është PO, atëherë kujt i’u deshtë konfrontimi dhe përplasja me aleatët dhe partnerët tanë strategjik, deri në nivelin e sanksionimit të Kosovës me masa ndeshkuese (lexo : sanksione), me ngrirje të fondeve, përjashtim në proceset integruese dhe në marrëdhenjet me NATO-në, si dhe izolimin e vendit dhe të krerëve të institucionëve shtetërore në nivelet diplomatike dhe përtej tyre ?
Kosovës dhe qytetarëve të saj, nuk i është dashtë kjo çasje, ky diskurs dhe ky narracion disfatist & fatalist i binomit Kurti & Osmani, por me siguri të plotë, kjo gjendje i duhej dhe i duhet Serbisë, dhe jo vetëm…!
Si duket, presioni bëri punë edhe të Kurti, edhe pse dikur n’opozitë thoshte :
“Unë s’di dhe s’kuptoj së çka ërshtë presioni, dhe ata të cilët dorëzohën para presionit, janë të shantazhueshëm dhe kriminel”!
Sipas kësaj logjike dhe standardi të z.Kurti, edhe ky është kriminel dhe i shantazhueshëm.
Një gjë duhët të thihet troq :
Dëmet e shkaktuara nga qeverisja e Kurtit & Osmanit, janë kapitale dhe për fat të keq, edhe t’pariparueshme n’plotëni.
Le t’shpresojmë në fundin politik të Kurtit dhe t’pushtetit të Tij populist, dhe t’bëjmë që ky fund të jetë sa më afër, dhe me sa më pak pasoja…!
fb