Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel dhe çasja kundërthënëse n’dialog e dy kryemnistrave të fundit të Republikës së Kosovës ; ish kryemnistrit, Dr.Avdullah Hoti dhe Albin Kurtit !
Për ish Kryemnistrin, Dr.Avdullah Hoti :
Marrëveshja me Serbinë për njohje reciproke, duke patur parasysh, se s’ka marrëveshje selektive dhe parciale për asgjë, deri sa s’kemi marrëveshje për gjithëçka !
Për Kryemnistrin aktual, Albin Kurti :
Dialog teknik dhe kthim mbrapa n’proces, duke ri-negociuar dhe dëmtuar marrëveshjet e arritura me Serbinë n’Bruksel që nga 2011-ta, dhe praktikisht duke ri-kthye çështjën e statusit të Kosovës, atë të para “Pakos së Ahtisarit” për Pavarësi !
Konteksti aktual i Dialogut me Serbinë !
Dialogu është e drejtë dhe detyrim ekskluziv i Qeverisë dhe i Kryemnistrit të Republikës së Kosovës (Kushtetuta e Republikës së Kosovës)
Marrëveshja përfundimtare, target kushtetues i Parlamentit të Republikës së Kosovës, aty ku janë përfaqsuesit e Sovranit, pra të zgjedhurit e popullit të cilët me vullnet dhe votë të lirë, e ratifikojnë ose jo marrveshjen e arritur nga Qeveria dhe Kryemnistri i Republikës së Kosovës.
Konsensusi politik :
Konsensusi politik për dialogun dhe marrëveshje të karakterit nacional-shtetëror, siq është rasti me procesin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, arrihet në tempullin e demokracisë paralementare, pra në Kuvendin e Republikës së Kosovës, aty ku ka burimin e legjitimitetit & legalitetit, Qeveria, Kryeminitri dhe të gjitha institucionet shtetërore, dhe jo në mes të liderëve politik si të zgjedhur partiak !
Shmang’ja e Parlamentit dhe konsensusi i niveleve tjera nga kushdoqoftë, përfshi Kryeministrin, është abuzim me pushtetin dhe shkelje e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe i cili nuk garanton sukses në ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë .
Ftesa e Kurtit, Opozites për konsensus politik, me hile dhe bizare, derisa sjellja dhe çasja e Opozitës, përjashto Ramushin, e pjekur, e duhur dhe kushtetuese !
Kryemnistri votohet n’Parlament dhe jo nga liderët e partive politike, zatën llogari-dhënja i adresohet punëdhënësit (Kuvendit) dhe jo oponentëve politik, përveq nëse z.Kurti don t’blejë kohë për të dëmtuar proceset dhe vendin në këto kohë kruciale për fatet tona.
Kurti, të bëjë punën e vet, ose t’shkoj n’shpi, ngase kohë për të humbur nuk kemi.
fb